Të dielën e 25 janarit, Avdullah Hoti shpalli zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lidhur me këtë, gazetarja Ardiana Thaçi në emisionin “Ora Shtatë” tha se Hoti është një njeri shumë punëtor, por që sipas saj, i mungon karizma e një lideri partie, transmeton Klankosova.tv.
“Avdullah Hoti ka qenë njëfarë lloj opozite brenda mandatit të Abdixhikut deri më tani. Se sa ka me arritë me e fitu mandatin unë nuk e di kam dilemat e mia, por një gjë e di që Avdullah Hoti është një prej njerëzve më punëtor, i mungon karizma, kjo më frikëson pak për shkak se për të udhëhequr një parti që pretendon me qenë e dyta apo e para, duhet me pasë karizëm”, tha Thaçi.
Nga ana tjetër, analisti politik Azdren Shala në Klan Kosova tha se Lidhjes Demokratike të Kosovës i mungon kauza dhe projekti.
Ndërsa Englebert Zefaj tha se Hoti ka guxuar t’i bëjë ballë situatave ku sipas tij, asnjë nga LDK nuk ka guxuar të bëjë të njëjtën.


