Hashim Thaçi në një intervistë për “FAZ” ka deklaruar se pa rezistencën e popullit të Kosovës dhe pa ndërhyrjen e NATO, Kosova nuk do të ekzistonte sot.
‘’Pa rezistencën e popullsisë kosovare dhe pa ndërhyrjen e NATO-s, Kosova nuk do të ekzistonte sot. Kosovarët shqiptarë nuk do të ekzistonin. Populli i Kosovës bëri atë që çdo popullsi e shtypur gjatë historisë ka bërë — dhe do të bënte — kur u përball me një kërcënim ekzistencial nga diktatorë si Slobodan Millosheviq’’, ka thënë Thaçi.
Ai tha se populli i Kosovës u përball me një kërcënim ekzistencial gjatë luftës dhe se ndërhyrja ndërkombëtare ishte vendimtare për të ardhmen e vendit.


