E premte, 25 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeThaçi nga Haga: Jam këtu jo se kam bërë plane të gabuara,...

Thaçi nga Haga: Jam këtu jo se kam bërë plane të gabuara, por për atë se kush kam qenë, kë dhe si e përfaqësoja

Drejtori politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ultra ekskluzive të dhënë nga Haga për Rubikon në Klan Kosova ka folur për qëndrimin e tij në paraburgim tash e 5 vjet.

Thaçi tha se gjendet në qelitë e Hagës jo që ka bërë ndonjë plan të gabuar, por për atë se kush ka qenë, kë dhe si e përfaqësonte, e siç u shpreh ai “ndoshta edhe kush jam”.

“Jam këtu jo për atë se kam bërë ndonjë plan të gabuar, por për atë se kush kam qenë, kë dhe si e përfaqësoja dhe ndoshta edhe kush jam, apo edhe se kam ndryshuar shumë në taktikë, por kam mbetur po ai që kam qenë në strategji për të mirën e shtetit dhe qytetarit. Dikush tha: ‘Ke bërë hapa më të shpejtë seç duhej bërë’”, tha Thaçi, njofton Klankosova.tv.

Ish-presidenti u shpreh besimplot në drejtësi, duke thënë se narrativat historike dhe agjendat politike në sistemet demokratike nuk marrin përgjigje përmes burgjeve.

“Narrativat historike dhe agjendat politike në sistemet demokratike nuk marrin përgjigje përmes burgjeve. Edhe në këtë situatë dhe çdoherë unë do i besoj drejtësisë. Nga dita e parë, nuk e kaloj kohën duke e menduar veten nxitimthi, por me durim”, u shpreh ai.

 

The post Thaçi nga Haga: Jam këtu jo se kam bërë plane të gabuara, por për atë se kush kam qenë, kë dhe si e përfaqësoja appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT