Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajmeThaçi nga Haga: E shoh garën politike pas vetes, por jo jetën...

Thaçi nga Haga: E shoh garën politike pas vetes, por jo jetën politike

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së fundi ka dhënë një intervistë për gazetën e njohur gjermane FAZ, ku ka folur për vdekjen e babait të tij, politikën në Kosovë, procesin gjyqësor dhe tema të tjera.

Një prej pyetjeve të para që iu drejtua Thaçit në këtë intervistë lidhej me rikthimin e tij të mundshëm në politikë, nëse shpallet i pafajshëm.

Ish-presidenti është shprehur se garën politike e sheh pas vetes, por jo edhe jetën politike. Ai ka shtuar se do të vazhdojë t’i shërbejë publikut, por ndihet i përmbushur në karrierën e tij politike.

“Ju pyesni nëse jeta ime politike ka përfunduar. E shoh garën politike pas vetes, por jo jetën time politike. Si qytetar i lirë i Kosovës do të vazhdoj t’i shërbej publikut dhe shtetit edhe në të ardhmen. Përulem para popullit të Kosovës që më ka dhënë besim, respekt dhe mbështetje për dy dekada. Shpreh mirënjohje të thellë edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë që bashkëpunuan me mua për të realizuar vullnetin e qytetarëve për liri dhe pavarësi. Ndihem i përmbushur në karrierën time politike”, tha ai.

Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës foli edhe për vdekjen e babait të tij, duke thënë se fakti që nuk mori pjesë në varrim e ka lënduar thellë.

“I vlerësoj shumë fjalët tuaja të mira për vdekjen e babait tim. Ishte një humbje e madhe për familjen time dhe për mua personalisht. Tani ndodhem në vitin e gjashtë të paraburgimit dhe ende pres një vendim gjykate. Fakti që nuk munda të marr pjesë në varrimin e babait tim dhe t’i jap lamtumirën e fundit më ka lënduar thellë, një dhimbje që do ta mbaj gjithë jetën”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT