Gazetarja Ardiana Thaçi ka deklaruar se në balotazhin për Prishtinën do të përballen Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Për Klan Kosova, ajo ka pohuar se Uran Ismaili ka fituar shumë mbështetës në Prishtinë, për dallim nga Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
“Kam parë një ndryshim te njerëzit me të cilët jam takuar në Prishtinë – tashmë nuk janë me Hajrulla Çekon e Lëvizjes Vetëvendosje, por në këto zgjedhje lokale po mbështesin Uran Ismailin e PDK-së,” ka thënë Thaçi.
Ajo ka shtuar: “Mendoj se elektorati i Prishtinës është ndër më të mirët në Kosovë. Ka një rritje të mbështetjes për Uran Ismailin, pavarësisht se tradicionalisht ky elektorat nuk e ka përkrahur PDK-në. Por nuk besoj se kanë harruar çfarë ka bërë Vetëvendosje gjatë kohës kur ishte në pushtet me Shpend Ahmetin. Po ashtu, nuk harrohen as bllokimet që ka bërë Çeku ndaj projekteve të Përparim Ramës. Prandaj, mendoj se në balotazh do të jenë Përparim Rama dhe Uran Ismaili”. /Klankosova.tv
The post Thaçi: Në balotazh për Prishtinën do të shkojnë Ismaili dhe Rama appeared first on Klan Kosova.