Ish-kreu i shtetit, Hashim Thaçi nga qelia e burgut në Scheveningen, për intervistën ekskluzive në Rubikon ka folur për jetesën në kushtet e jashtëzakonshme.
Për të, thotë se është e rëndësishme të mos e humbë asnjëherë orarin e shëtitjes në ajër të pastër, pavarësisht se si merr moti.
Thaçi theksoi se gjumin e bën rehatshëm dhe se në ushqim nuk është nazeli i madh, teksa sportin, thotë se e ka të domosdoshëm për rrethanat e pasivitetit.
Ndonëse, tash e pesë vite ndodhet në paraburgim në Hagë, Thaçi thekson se e ruan gjallërinë që të mos e pllakos molisja.
“Mendjen, shpirtin dhe trupin nuk ua dorëzoj rrethanave izoluese; ruaj gjallërinë, fuqinë fizike dhe freskinë mendore, që në asnjë rrethanë të mos më pllakos molisja apo larg çoftë të shterrem. Një nga synimet apo rreziqet në të tilla procese është shtrydhja, shterimi, dorëzimi deri te kalimi gradual në fazën e sublimes. Çdo aktivitet që e bëj edhe këtu përpiqem ta përjetoj”, tha Thaçi për Rubikon. /Klankosova.tv
The post Thaçi: Mendjen, shpirtin dhe trupin nuk ua dorëzoj rrethanave izoluese appeared first on Klan Kosova.