E diel, 2 Mars, 2025
spot_img
HomeLajmeThaçi dorëzon kërkesën e katërt për vizitë urgjente te babai

Thaçi dorëzon kërkesën e katërt për vizitë urgjente te babai

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka parashtruar një kërkesë të katërt për vizitë urgjente në Kosovë.

Dy kërkesat e tij janë aprovuar, në maj dhe shtator të vitit 2023, pastaj kërkesa e tretë është ajo e 28 janarit për të ardhur urgjent, ndërsa më 14 shkurt, Thaçi pas bisedave me familjarët dhe informacioneve që kishte marrë se gjendja e babait i ishte rënduar akoma më tepër, pavarësisht se i njëjti më 14 shkurt nuk ishte i shtrirë në spitalet e vendit, kishte kërkuar edhe një herë që të vijë urgjentisht në Kosovë për ta vizituar.

Dhe kësaj radhe Thaçi vet është bindur nga arsyetimet paraprake të gjykatës dhe thotë se është i gatshëm të vijë për një ditë, njofton Klankosova.tv.

Mirëpo, parashtresa e regjistrit që ia dërgon gjyqtares se procedurës paraprake nëse duhet t’i lejohet apo jo vizita, thotë që është e mjaftueshme video-vizita, pra video-lidhja.

Kujtojmë se gjykata e refuzoi dyfish kërkesën e tretë të ish-presidentit me arsyetimin se babai i tij Haxhi Thaçi është liruar nga spitali dhe nuk ka indikacione për përkeqësim të gjendjes. Mirëpo ndodhi krejt e kundërta meqë prej mbrëmjes së 26 shkurtit, 86-vjeçari është shtrirë në Neurologji për shkak të problemeve paraprake.

 

The post Thaçi dorëzon kërkesën e katërt për vizitë urgjente te babai appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498