Tha se e ka hequr nga rrjetet sociale, Kiara Tito i kundërpërgjigjet Dojna Memës: E tepërt, marrin klikime nga unë

Tha se e ka hequr nga rrjetet sociale, Kiara Tito i kundërpërgjigjet Dojna Memës: E tepërt, marrin klikime nga unë

Pas deklaratës së Dojna Memës në podcast-in e Arbana Osmanit, ku tha se Kiara Tito e kishte hequr nga rrjetet sociale pa ndonjë arsye të qartë, ka ardhur edhe reagimi i moderatores, e cila sqaroi situatën gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Goca & Gra”.

Kiara mohoi që të ketë qenë ajo që e ka larguar Dojnën nga ndjekësit, duke theksuar se më vonë kuptoi që kishte qenë e kundërta.


Ajo shtoi se nuk e kupton pse çështje të tilla duhet të diskutohen publikisht, duke aluduar se disa persona kërkojnë klikime në kurriz të të tjerëve.

– YouTube www.youtube.com

“Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi qëndruar dhe në shtëpinë e njëra-tjetrës, kemi bërë intervistë. Mendoj se po të ishte merakosje e madhe pse unë e kam hequr nga Instagrami, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave, jo në studio televizive, thjesht për të përmendur emrin tim e për t’u klikuar”, u shpreh ajo.

Më tej, Kiara shtoi se nuk dëshiron të përfshihet në debate të tilla dhe se ajo fokusohet vetëm në punën e saj.

“Kjo gjë m’u duk pak e tepërt, megjithatë secili e di vet se si e ndërton karrierën dhe çfarë zgjedh të thotë në studio televizive. Unë si Kiara kurrë nuk bëj karrierë apo nuk flas në emër të të tjerëve. I uroj suksese, unë nuk mbaj mëri me askënd”.

Pavarësisht komenteve dhe spekulimeve në rrjete sociale, Kiara duket se preferon të fokusohet në punën dhe projektet e saja, duke shmangur polemikat që shpesh nxiten për klikime.

– YouTube www.youtube.com

Në këtë situatë, mbetet e qartë se diferencat apo moskuptimet mes personazheve të famshme shpesh përshkohen dhe interpretohen nga mediat dhe ndjekësit, por vetë të përfshirët zgjedhin të qëndrojnë larg dramave publike. /Telegrafi/