E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajme“Tha kopila nuk çoj n’shpi, m’braktisi mu e djalin…”: Vushtrriasi në betejë...

“Tha kopila nuk çoj n’shpi, m’braktisi mu e djalin…”: Vushtrriasi në betejë ligjore me ish-bashkëshorten (VIDEO)

Një bisedë në rrjete sociale, iu solli njohjen e më vonë edhe martesën një çifti vushtrrias, pa e ditur se pas pak vitesh do përballeshin edhe me ndarjen e shumë probleme pas saj.

Në vitin 2018, një 31-vjeçar dhe një 20 vjeçare atë kohë, u njoftuan dhe vendosën të martoheshin.

Për Kiks Kosovën, vushtrriasi i cili u rrëfye në anonimitet kujton njohjen, martesën e problemet e para me ish-bashkëshorten.

Këto probleme në çift, tani 41-vjeçari thotë se menduan që do zgjidheshin me ardhjen në jetë të një fëmije andaj vendosën që të krijojnë familje.

Djali lindi e po rritej, mirëpo mosmarrëveshjet mes çiftit nuk po e shihnin fundin.

8 vite pas, vushtrriasi kujton zënkën e fundit me të shoqen dhe largimin e saj nga shtëpia.

Fjalët e fundit të ish-bashkëshortes teksa po e braktiste atë e djalin, 41-vjeçari thotë se ishin fjalët më të rënda në jetën e tij.

Pas largimit nga shtëpia, atëkohë 22-vjeçarja kishte shkuar në polici ku kishte akuzuar bashkëshortin A.M për dhunë fizike e psikike.

Mirëpo vushtrriasi pretendon që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur e as nuk ishte vërtetuar asnjëherë.

Dashuria për bashkëshorten e dëshira për bashkim për hir të djalit, kishte bërë që për disa kohë ai të luste Sh.A për ribashkim.

Ribashkimi i çiftit vushtrrias tanimë kishte një kushtëzim.

Meqenëse A.M nuk mund të plotësonte kërkesën e Sh.A, martesa e tyre mori fund.

Për djalin e tyre atëkohë 1-vjeçar po kujdesej babai, sipas të cilit ish-bashkëshortja e tij nuk kërkoi të shihte të birin për rreth 1 vit pas ndarjes.

Një vit pas, Sh.A përmes QPS-së në Vushtrri, po kërkonte të i realizoheshin takimet me të birin.

Nën ato rrethana, problemet mes çiftit vushtrrias filluan edhe një herë.

Sipas A.M, djali i tyre atëkohë 2-vjeçar kishte probleme shëndetësore e ditët po i kalonin sa në njërin spital e sa në tjetrin.

Andaj për këtë arsye, ai nuk po mund të i përgjigjej secilës thirrje të ish-bashkëshortes për takim me të birin.

Sipas rrëfimit të 41-vjeçarit për Kiks Kosovën, edhe në rastet kur takimi realizohej, i biri i tij qante vazhdimisht pasi që nuk e njihte të ëmën.

Pamundësinë për të takuar të birin, Sh.A e dërgoi në gjykatore.

Ajo akuzoi ish-bashkëshortin që po pengon takimin e saj me të birin e gjykata i dha të drejtë tani 29-vjeçares.

8 vite pas ndarjes, të dy kanë vazhduar jetën duke krijuar lidhje martesore të reja.

Sh.A po vazhdon jetën në Gjermani, e pushimi i verës së kaluar i çoi sërish para gjykatës ish-bashkëshortët.

Kjo për faktin se 29-vjeçarja kishte kërkuar të takonte të birin përmes takimit në QPS.

Mirëpo 41-vjeçari thotë se e pati të pamundur të bindte të birin tanimë 8-vjeçar që të takonte të ëmën e tij.

Sh.A ka ngritur edhe një herë aktakuzë kundrejt A.M duke e akuzuar për mospërfillje të vendimit të gjykatës.

Pas dënimit të parë prej 750 eurosh, A.M për Kiks Kosovën tha se po frikësohet se Gjykata do mbajë sërish anën e saj e ai mund të përfundojë në burg. /Klankosova.tv

The post “Tha kopila nuk çoj n’shpi, m’braktisi mu e djalin…”: Vushtrriasi në betejë ligjore me ish-bashkëshorten (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT