Ura kryesore mbi lumin Ibër, që ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës, po i nënshtrohet aktualisht testimeve dhe inspektimeve teknike nga ekspertët e Bashkimit Evropian.
Krahas saj, po testohen edhe strukturat përreth urës, me qëllim vlerësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së saj, njofton Klankosova.tv.
Matje e inspektime këtu janë bërë edhe vitin e kaluar, nga autoritetet e qeverisë shtetërore në Kosovë.
Ato u kryen në kohën kur ishin shtuar pretendimet për një hapje të mundshme të urës, edhe për automjete.
Pavarësisht kësaj, ajo nuk u hap.
Ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim për makina që nga lufta e këndej.
The post BE-ja teston Urën e Ibrit appeared first on Klan Kosova.