Aktivistja për të drejtat e grave, Adelina Tërshani, ka folur për sfidat me të cilat përballen gratë në Kosova, në kuadër të shënimit të Dita Ndërkombëtare e Gruas.
Ajo për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka theksuar se gratë dhe vajzat në vend vazhdojnë të përballen me pabarazi dhe diskriminim në tregun e punës, që nga momenti i aplikimit për një vend pune.
Sipas saj, trajtimi i pabarabartë shpesh fillon që në fazat e para të procesit të punësimit.
“Pabarazia dhe diskriminimi fillon qysh prej thirrjes për punë, pastaj gratë dhe vajzat në Kosovë në intervista pune pyeten se do të bëjnë fëmijë, diskriminimin në baza gjinore e takojnë qysh në momentin kur shkojnë në intervistë dhe të tentojnë ta marrin atë vend pune. Kjo sepse ligjet ende kanë nevojë për përmirësim”, u shpreh Tërshani./Klankosova.tv


