Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka folur për heqjen graduale të masave nga Bashkimi Evropian.
Në një intervistë për Klankosova.tv, ai ka thënë se pengesë për heqjen e masave po del të jetë mosformimi i institucioneve të reja të vendit pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
“Këtu hasim të njëjtën pengesë, të përmendur tashmë – formimin e një qeverie funksionale”.
“Kjo është detyra e parë dhe më e rëndësishme, sepse vetëm atëherë BE mund të normalizojë marrëdhëniet dhe të rifillojë financimin dhe projektet e zhvillimi”, ka thënë Terras. /Klankosova.tv
Terras: Zgjedhjet e reja, opsioni i fundit – mosformimi i institucioneve bllokon integrimin evropian
The post Terras: Pasi të formohet një Qeveri funksionale mund të ketë përparim në heqjen e masave appeared first on Klan Kosova.