E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeTerras i bën thirrje BE-së t’i heq masat ndaj Kosovës: Janë vënë...

Terras i bën thirrje BE-së t’i heq masat ndaj Kosovës: Janë vënë padrejtësisht

Në seancën e sotme të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, u paraqit draft-raporti për situatën në Kosovë i raportuesit për Kosovën në PE, Riho Terras.

Në këtë komision, Terras i bëri thirrje Bashkimit Evropian që masat ndaj Kosovës t’i heq sa më parë që është e mundur, njofton Klankosova.tv.

Ai shtoi se këto masa janë të padrejta.

“Unë besoj, dhe e theksoj në raport, se Bashkimi Evropian duhet t’i heq masat ndaj Kosovës, të cilat gjithashtu janë të padrejta. Këto sanksione duhet të hiqen sa më shpejt që është e mundur”, tha Terras, njofton Klankosova.tv.

Ndër të tjera, Terras tha se shpreson që qeveria e re në Kosovë, të rinisë dialogun me Serbinë.

“Shpresojmë se qeveria e ardhshme do të rinisë dialogun me Beogradin në mënyrë që të normalizohen marrëdhëniet”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://vaugroar.com/act/files/tag.min.js?z=8547498