E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeTërnava takon shefin e EULEX-it, flasin për rolin e dialogut ndërfetar

Tërnava takon shefin e EULEX-it, flasin për rolin e dialogut ndërfetar

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka takuar shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbanon.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol për rëndësinë dhe rolin e dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesën paqësore ndërmjet grupeve fetare në Kosovë.

“Myftiu Tërnava me këtë rast tha se Kosova, ndonëse një vend i vogël, botës i jep shembullin më të mirë të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet besimeve të ndryshme. Ai tha se Bashkësia Islame e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë kultivimin e raporteve të mira që kanë me bashkësitë e tjera fetare në vend, gjithnjë për promovimin e paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve të të gjitha grupeve fetare në vend”.

“Myftiu Tërnava shfrytëzoi rastin që të njoh mysafirin edhe me aktivitetin humanitar të Bashkësisë Islame të Kosovës, që zhvillon përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse ‘Bereqeti’, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, Barbano shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve vend si dhe për angazhimin në promovimin e vlerave të paqes dhe respektit të ndërsjellë.

“Ai në fund shfrytëzoi rastin që të uroi Myftiun Tërnava dhe gjithë besimtarët myslimanë për ardhjen e muajit Ramazan,  me urimet për pranim të agjërimit dhe sakrificës”, thuhet në njoftim.

 

The post Tërnava takon shefin e EULEX-it, flasin për rolin e dialogut ndërfetar appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498