Ternava: Shtylla kryesore që duhet ndryshuar në Fushë Kosovë është pushteti i tanishëm

Ternava: Shtylla kryesore që duhet ndryshuar në Fushë Kosovë është pushteti i tanishëm

Rrahim Ternava, kandidat për kryetar të Fushë Kosovës nga PDK-ja, ka treguar se i ka hyrë garës pas kërkesave të shumta të banorëve të qytetit.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se ka një program të qartë që do t’iu shërbejë qytetarëve të Fushë Kosovës, duke ua përmirësuar jetën.

“Po hyjë me një program e platformë të qartë dhe konkrete e seriozë për t’iu shërbyer qytetarëve të Kosovës, ata kanë nevojë për një ndryshim. Ne jemi çdo ditë në terren dhe qytetarët kanë vendosur që të ndryshojnë Komunë e Fushë Kosovës para se të hy në këtë garë kam diskutuar shumë me qytetarë dhe me strukturat dhe ata janë shtysa që unë kandidova”, u shpreh Ternava.

I njëjti theksoi se gjëja e parë që duhet të bëhet në Fushë Kosovë është ndryshimi i pushteti aktual që është i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Së pari duhet të ndryshohet pushteti, duhet të ndryshojnë vet ata, pasi në tetë vitet e fundit kanë bërë shumë gabime, duke mos punuar, duke e shndërruar zyrën e kryetarit të Komunës në interesa personale dhe jo në funksion të qytetit”.

“Në tetë vitet e fundit këta kanë qenë politikanë për interesa të tyre dhe të klaneve të tyre dhe jo politikanë për interesat e qytetarëve dhe të qytetit. Kështu që ajo është shtylla kryesore që duhet të ndryshohet, do të thotë duhet të ndryshohet pushteti në komunë dhe jam i bindur për këtë, dhe qytetarët këtë e kanë vendosur”, ka thënë Ternava. /Klankosova.tv

The post Ternava: Shtylla kryesore që duhet ndryshuar në Fushë Kosovë është pushteti i tanishëm appeared first on Klan Kosova.