Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Rrahim Tërnava, ka shpjeguar pse qytetarët duhet ta votojnë atë për të parin e komunës.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Tërnava tha se është njeri i punës dhe jo vetëm i fjalëve, duke theksuar se ka përreth vetes një ekip profesional, të gatshëm për të realizuar projektet e prezantuara deri tani.
“Sepse Rrahim Tërnava nuk është njeri veç i fjalëve, por njeri i punës, punëtori i madh që ka një ekip të mirë afër vetit, ekip shumë profesional në Fushë Kosovë. Krejt ato që i kemi prezantu deri sot në rrjetet sociale janë projekte si për infrastrukturë, arsim, shëndetësi, dhe krejt këto do t’i realizojmë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Tërnava rikujtoi edhe zgjedhjet e vitit 2021, kur PDK kishte kërkesa për të hyrë në koalicion për të marrë pushtetin në komunë, por sipas tij kjo nuk ishte pranuar për shkak se nuk donin të tradhtonin votuesit.
“Ne kemi kandiduar për kryetar, për me udhëheq komunën dhe me realizu projektet tona që kanë qenë të mira për qytetarët. Me shku nënkryetar nuk ka vlerë, sepse e di si funksionon sistemi në komunë, nuk mundesh me marrë vendime e me realizu projekte”, u shpreh ai.
The post Tërnava: Nuk jam njeri vetëm i fjalëve, por i punës, projektet tona do të realizohen në Fushë Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.