Termokosi: Jemi të gatshëm të fillojmë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor

news image

Termokosi ka bërë të ditur se janë në përfundim të përgatitjeve për fillimin e furnizimit me ngrohje për të gjithë konsumatorët.

Zëdhënësja Afërdita Uka ka bërë të ditur për Kohën se ndërmarrja është e gatshme të fillojë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor të zakonshëm për fillimin e zezonit të 2025-2026.

“Janë në përfundim përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë. – Jemi në kordinim të ngushtë me KEK-un dhe tashmë është bërë kërkesa për furnizim me energji termike. – Pra, ashtu siç edhe kemi paralajmëruar, ne jemi të gatshëm që të fillojmë furnizimin me ngrohje para afatit ligjor të zakonshëm për fillimin e sezonit të ri ngrohës 2025/2026”, ka thënë ajo.

Shkollat e Prishtinës, të cilat janë të kyçura në rrjetin e Termokosit, janë duke mbajtur mësim me orar të shkurtuar shkak i mungesës së ngrohjes në ditët kur temperaturat ndjeshëm kanë shënuar rënie.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/