Termokosi, gati ta fillojë furnizimin me ngrohje për QKUK-në

Termokosi, gati ta fillojë furnizimin me ngrohje për QKUK-në

Ngrohtorja e Prishtinës, “Termokos”, ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të motit, janë finalizuar përgatitjet për fillimin e furnizimit me ngrohje nëpërmes Ngrohtores së QKUK-së për nevojat e klinikave të kësaj qendre mjekësore.

Aktualisht, ndërmarrja tha se janë duke u kryer testimet përfundimtare të rrjetit dhe gjithë sistemit të ngrohjes.

“Në rast se kushtet klimatike mbeten të njëjta, ditëve të ardhshme do të fillojë furnizimi i jashtëzakonshëm me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë”, tha “Termokosi” në një njoftim.

Ndërmarrja tha se po e përcjellë me kujdes të shtuar situatën meteorologjike dhe në koordinim të ngushtë me KEK-un, janë në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin tonë. /Klankosova.tv

The post Termokosi, gati ta fillojë furnizimin me ngrohje për QKUK-në appeared first on Klan Kosova.