E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
HomeLajme“Termokos” mbyll zyrtarisht sezonin e ngrohjes – rritje rekord në prodhimin e...

“Termokos” mbyll zyrtarisht sezonin e ngrohjes – rritje rekord në prodhimin e energjisë termike këtë vitSinjali

Termokos” ka njoftuar për përfundimin e sezonit ngrohës 2024/2025, duke e cilësuar këtë sezon si një nga më të suksesshmit në historikun e kompanisë.

Vendimi për ndërprerjen e furnizimit me ngrohje është marrë në përputhje me rregulloret e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) dhe duke u bazuar në kushtet klimatike aktuale.

Gjatë këtij sezoni janë prodhuar 362,520 MWh energji termike, që përbën një rritje prej 10% më shumë krahasuar me sezonin e kaluar. Po ashtu, janë liferuar 307 GWh energji, apo 11% më shumë sesa një vit më parë.

Konsumatorët janë furnizuar me ngrohje për plot 181 ditë, ndërsa mbi 25 mijë familje kanë qenë të kyçura në rrjetin e ngrohjes.

Risi këtë vit ka qenë edhe zbatimi i faturimit sipas shpenzimit real – mbi 12 mijë konsumatorë me pajisje matëse janë faturuar në bazë të konsumit të tyre, si pjesë e përpjekjeve për më shumë transparencë dhe efikasitet energjetik.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT