Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll ka bërë thirrje për kujdes maksimal për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti nw Turqi.
Ata këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe, në rast nevoje, të kontaktojnë menjëherë me Konsullatën.
Ndryshe, një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka goditur rrethin Sindirgı të qytetit Balikesir në orën 19:53 sipas kohës lokale.
Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në qytetet Manisa, Izmir, Usak dhe Bursa. / Klankosova.tv
The post Tërmet i fuqishëm në Turqi, Ambasada e Kosovës atje bën thirrje për kujdes maksimal appeared first on Klan Kosova.