Një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë ka goditur rajonin Atacama në veri të Kilit, duke shkaktuar panik në mesin e banorëve dhe dëme materiale.
Fatmirësisht, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima. Megjithatë, më shumë se 20 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e dridhjeve.
Sipas Qendrës Kombëtare Sizmologjike të Kilit, tërmeti ka ndodhur rreth orës 13:15 me kohën lokale, 54 kilometra larg qytetit Diego de Almagro.
Presidenti i Kilit, Gabriel Boric, ka reaguar përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), duke konfirmuar se deri më tani nuk ka raportime për humbje jete.
Pamje të publikuara nga mediat lokale tregojnë dëme materiale, përfshirë dritare të thyera dhe mure të shembura në qytetin Copiapo, rreth 800 kilometra në veri të kryeqytetit Santiago.
Kili është një nga vendet më aktive sizmikisht në botë, pasi ndodhet në zonën ku takohen tre pllaka tektonike: Nazca, Amerika e Jugut dhe Antarktida. Vendi ka përjetuar tërmete shkatërruese në të kaluarën, përfshirë tërmetin më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë në vitin 1960 në Valdivia (9.5 ballë), dhe atë të vitit 2010 me magnitudë 8.8 ballë që shkaktoi një cunami vdekjeprurës.
VIDEO:
❗️🇨🇱 – Magnitude 6.4 Earthquake Hits Chile, Leaves Thousands Without Power
A 6.4-magnitude earthquake struck Chile, affecting regions from Antofagasta to Coquimbo, with the strongest impact felt in Atacama, according to Chile’s National Disaster Prevention and Response Service… pic.twitter.com/VE3QqPfUiM
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) June 6, 2025
#Internacionales | Sismo de magnitud 6.5 en la Escala Richter en la región de Atacama, Chile, ocasiona daños a infraestructura en algunos lugares como Copiapó.
Se reporta que más de 70 mil personas no tienen energía eléctrica. #PanamaEnDirecto pic.twitter.com/HfwhSnlMMq
— Panamá En Directo (@panamaendirecto) June 6, 2025
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
//platform.twitter.com/widgets.js
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);