16:24 / E Premte, 25 Prill 2025 / Gj. Sh
Marc Andre Ter Stegen nuk do të luaj në ndeshjen e nesërme të Barcelonës , në finalen e Copa ddel Rey, kundër Real Madridit.
Portieri gjerman ka kohë që ishte i lënduar, ku së fundi i është rikthyer stërvitjeve me klubin katalanas, shkruan IndeksOnline.
Madje 32-vjeçari është përfshirë në listën me futbollistët e ftuar nga trajneri Hansi Flick.
Por sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Ter Stegen nuk do të luaj ndaj Real Madridit, ku favorit për të startuar nga minuta e parë është Wojciech Szczesny./IndeksOnline/