E enjte, 26 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/tentuan-te-vjedhnin-ne-nje-shtepi-tre-ne-paraburgim-nje-ne-arrest-shtepie/Tentuan të vjedhnin në një shtëpi, tre në paraburgim – një në...

https://klankosova.tv/tentuan-te-vjedhnin-ne-nje-shtepi-tre-ne-paraburgim-nje-ne-arrest-shtepie/Tentuan të vjedhnin në një shtëpi, tre në paraburgim – një në arrest shtëpie – Klan Kosova

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut ka njoftuar se janë ndërmarrë masa të mëtejshme procedurale ndaj katër personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”, e raportuar më 21 qershor 2025.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ndaj tre të dyshuarve: V.I. (1998), M.H. (1995) dhe A.S. (2000) është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa i dyshuari i katërt, Z.B. (2005), është vendosur në arrest shtëpiak.

”Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave ligjore, identifikimin dhe hetimin e veprave penale, si dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Tentuan të vidhnin në një shtëpi, arrestohen tre persona në Mitrovicë të veriut

 

The post Tentuan të vjedhnin në një shtëpi, tre në paraburgim – një në arrest shtëpie appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT