Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë dhunuar një 17-vjeçar.
Sipas policisë këta shtetas kanë tentuar të marrin me forcë në automjetin e tyre, një 17-vjeçar me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobëta.
Më pas kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe e kanë dëmtuar me thikë në dorë. 17-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit Marjo Xhangolli dhe Aljan Hilaj banues në Pogradec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shkruan Abcnews.al.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


