E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/tentoni-te-trafikonte-arme-ne-shqiperi-arrestohet-i-riu-nga-kosova/Tentoni të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet i riu nga Kosova -...

https://klankosova.tv/tentoni-te-trafikonte-arme-ne-shqiperi-arrestohet-i-riu-nga-kosova/Tentoni të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet i riu nga Kosova – Klan Kosova

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë në hyrje të Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar, automjetin top Benz me drejtuesit shtetasin A.S.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e policisë gjetën 1 armë zjarri, pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A.S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, njoftoi policia shqiptare, raporton Klankosova.tv.

The post Tentoni të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet i riu nga Kosova appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT