Në puntatën e fundit të Big Brother VIP Albania, Brikena deklaroi se tentativat e Mateos për të marrë një puthje nuk ndryshojnë faktin se ata nuk janë në një lidhje.
Ajo theksoi se puthja ka rëndësi për të dhe dëshiron të ndodhë spontanisht, duke shtuar se ndjen pëlqim për Mateo, por nuk e konsideron marrëdhënien e tyre si lidhje romantike.
Mateo nga ana tjetër tha se e sheh afrimin e tyre si sinjal për të bërë hapin e parë, duke pranuar se Brikena frenon ndjenjat e saj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


