E diel, 27 Korrik, 2025
spot_img
HomeShowbizTentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 28 mijë euro pa i deklaruar,...

Tentoi t’i nxirrte nga Shqipëria mbi 28 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar nga Shqipëria është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte 28 mijë 650 euro, pa i deklaruar në kufi.

Paratë janë gjetur nga policia në çantë, pasi ndaj tij është kryer një kontrollë.

“Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e 43-vjeçarit, ku u gjetën 28 650 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit”.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për  43 vjeçarin, banues në Tiranë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”m thuhet në njoftim.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT