E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeTentoi të kontrabandonte pajisje dentare në vlerë mbi 72 mijë euro, arrestohet...

Tentoi të kontrabandonte pajisje dentare në vlerë mbi 72 mijë euro, arrestohet një person

Dogana e Kosovës, e ka parandaluar një rast të kontrabandës me pajisje dentare në vlerë mbi 72 mijë euro.

Rasti u zbulua gjatë kontrollit të një ngarkese të paraqitur si mall personal në pikën doganore në Bërnjak.

Sipas njoftimit të Doganës, personi i dyshuar shtetas që vinte nga Gjermania, kishte deklaruar fillimisht se po importonte pajisje kuzhine, dollapa dhe ormana si pjesë e gjësendeve të tij personale.

Por, gjatë kontrollit të detajuar, zyrtarët doganorë në Mitrovicë kanë zbuluar se në fakt bëhej fjalë për pajisje profesionale dentare, në vlerë prej 72 mijë e 461 euro e 23 centë, për të cilat personi nuk posedonte as licencë për import dhe as dokumentacion të rregullt.

“Pas zbulimit të këtij tentimi të kontrabandës, hetuesit doganorë kanë nisur menjëherë veprimet hetimore në koordinim me Prokurorinë derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është arrestuar personi i dyshuar, ndërsa procedurat ligjore janë në vijim”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe mbrojtjen e tregut dhe sigurisë së qytetarëve.

The post Tentoi të kontrabandonte pajisje dentare në vlerë mbi 72 mijë euro, arrestohet një person appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT