Tentim vrasje në Viti – Telegrafi

Tentim vrasje në Viti - Telegrafi

Një tentim vrasje ka ndodhur ditën e enjte në fshatin Debelldehu të Vitisë.

Në njoftimin e policisë thuhet se një person është plagosur nga arma e zjarrit nga një i dyshuar, dhe se deri tani motivet janë ende të panjohura.


“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i dyshuari mashkull kosovar (për motive të panjohura), dyshohet se ka shtënë me armë gjuetie në drejtim të tij. Viktima për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor në QE-në Gjilan, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar policia.

Njësitet policore në konsultim e koordinim me prokurorin gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar: 1 pushkë gjysmë automatike, 1 pushkë pneumatike, 1pistoletë me gaz, 149-fishekë, 3-gëzhoja dhe 2-DVR të kamerave të sigurisë.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/