Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e sotme me kryetarin e qytetit dhe kryetarët e komunave të Sarajevës Lindore në Qendrën Administrative të Qeverisë së RS-së. Pas takimit, Dodik së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të RS-së, Sinisha Karan, mbajtën një konferencë për media, shkruan Gazeta Sinjali.
Dodik dhe Karan komentuan ngjarjen e rëndë të sotme, ku pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) tentuan ta arrestonin presidentin e RS-së, por kjo tentativë u pengua nga policia e RS-së. Sinisha Karan e quajti këtë veprim si një provokim të hapur dhe një krizë politike dhe kushtetuese që ka si qëllim minimin e stabilitetit të Republikës Serbe.
“RS është nën sulm të vazhdueshëm për 30 vite. Kjo ngjarje është një goditje përfundimtare për RS-në”, tha Karan. Ai gjithashtu shtoi se veprimet e SIPA-s janë një shkelje flagrante e ligjeve të RS-së.
Dodik i quajti tentativat për arrestimin e tij si një provokim dhe e bëri të qartë se nuk do të largohej nga objekti nën presion. “Nuk kam ndërmend të largohem nga ky objekt. Kjo është RS. Ata kanë shkelur ligjet. Do të shihet kush ka fuqi për të zbatuar ligjet”, tha Dodik.
Në lidhje me përplasjen mes autoriteteve të RS-së dhe SIPA-s, Dodik theksoi se kjo është një krizë e thellë politike dhe juridike që tregon tensionet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ai akuzoi SIPA-n se përfaqëson një “strofull myslimane” nga Sarajeva dhe rrethinat dhe se në këtë moment është e paqartë se ku do të mbetet pushteti.
Dodik gjithashtu e quajti si një veprim të pabazuar ndërhyrjen e Christian Schmidt, ndërsa shtoi se do të përpiqen të tregojnë se si duhet të bëhet një arrestim.
“Për ne, paqja është vlera më e madhe, por kjo është një krizë e vërtetë, një përpjekje për të dërmuar RS-në. Ata që kanë hyrë sonte në territorin tonë kanë shkelur ligjet e RS-së”, përfundoi Dodik.
Kujtojmë se përveç presidentit Dodik, janë shpallur urdhër-arreste edhe për kryeministrin e RS-së, Radovan Viskoviq, dhe kryetarin e Kuvendit Popullor të RS-së, Nenad Stevandiq, duke theksuar krizën e thellë politike që po përballet ky entitet.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);