17:42 / E Hënë, 28 Prill 2025 / Gj. Sh
Në mëngjesin e 28 prill, një pjesë e madhe e Spanjës është lënë në errësirë për shkak të një ndërprerjeje të papritur të energjisë elektrike, arsyeja e të cilës ende nuk është sqaruar.
Ky incident ka shkaktuar kaos në transport dhe shërbime, por gjithashtu ka pasur ndikim edhe në sport, me anullimin e programit të sotëm të turneut Masters 1000 në Madrid.
Ndërkohë, ky problem mund të ndikojë edhe në një ngjarje tjetër të rëndësishme: gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, e cila është planifikuar për mbrëmjen e së mërkurës mes Barcelonës dhe Interit.
Saktësisht, udhëtimi i Interit për në Barcelonë mund të përballet me vështirësi për shkak të kaosit të shkaktuar nga ndërprerja e energjisë elektrike.
Sipas planit, ekipit italian pritet t’i zhvillohet një stërvitje të hënën pasdite në Appiano Gentile, rreth orës 12:00. Pas një dreke në Pinetina, ata do të nisen për në Barcelonë në orët e pasdites.
Interi pritet të arrijë rreth orës 16:00 për një “shëtitje” tradicionale në Montjuïc, e cila i paraprin konferencës për shtyp, që është caktuar për orën 19:15 në stadiumin ku do të luhet ndeshja e parë e gjysmëfinales.
Për momentin, sipas informacioneve të disponueshme, programi i Interit mbetet i pandryshuar, edhe pse kaosi i shkaktuar nga ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë mund të shkaktojë vonesa apo ndryshime në oraret e fluturimeve.
UEFA po monitoron situatën dhe për tani, programet nuk kanë pësuar ndryshime, ndërsa pritet të shihet nëse problemi do të zgjidhet deri nesër.