E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/tensionet-izrael-iran-bajra-rritja-e-cmimit-te-naftes-eshte-e-pashmangshme-video/Tensionet Izrael-Iran, Bajra: Rritja e çmimit të naftës është e pashmangshme (VIDEO)...

https://klankosova.tv/tensionet-izrael-iran-bajra-rritja-e-cmimit-te-naftes-eshte-e-pashmangshme-video/Tensionet Izrael-Iran, Bajra: Rritja e çmimit të naftës është e pashmangshme (VIDEO) – Klan Kosova

Kryesuesi i Bordit të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Emanuel Bajra, ka folur rreth tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit, duke vënë theksin te ndikimet e drejtpërdrejta që kjo krizë po shkakton në tregjet globale, veçanërisht në çmimin e naftës.

“Nëse ndodh ndalja e transportit ujor në ngushticën e Hormuzit, atëherë efekti do të jetë i madh në dy drejtime, së pari në transportin e naftës në mbarë botën dhe së dyti në ndaljen e eksporteve drejt Evropës, gjë që do të rrisë presionin mbi inflacionin dhe çmimet”, tha Bajra në një lidhje telefonike në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ai shtoi se rritja e çmimit të naftës është e pashmangshme, duke theksuar se “është një çmim që të gjithë jemi të detyruar ta paguajmë”.

Sipas tij, dy muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht sfidues për ekonominë globale, e cila nuk po arrin të absorbojë dot tronditjet e shkaktuara nga tarifat, gjeopolitika dhe, siç u shpreh ai, “lëvizjet tektonike të pllakave ekonomike” që po ndodhin në botë./Klankosova.tv.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese:

 

The post Tensionet Izrael-Iran, Bajra: Rritja e çmimit të naftës është e pashmangshme (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT