Samiti i liderëve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që njihet si Bërdo-Brijuni, nuk do të mbahet në maj, siç ishte paraparë.
Anulimi i tij prej presidentit të shtetit nikoqir, Zoran Millanoviqit të Kroacisë, u bë kryekëput për shkak të homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq dhe deklaratave të tij kohëve të fundit, raporton Klan Kosova.
Tensionet mes dy shteteve ballkanike kulmuan me pretendimet e serbëve se kroatët kanë gisht në organizimin e të ashtuquajturit “Revolucion me ngjyrë” në Serbi, si dhe akuzat se me ujdinë e bashkëpunimit ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri, po cenohet shteti serb.
Gjithashtu, tensioneve u kontriboi edhe pajisja e Serbisë me raketa supersonike kineze, të cilat sikur Kroacia, ashtu edhe Republika e Kosovës, i shohin si kërcënim për rajonin.
Për më shumë, ndiqni kronikën në linkun më poshtë:


