Punimet po kryhen me urgjencë, e me nxitim u dha edhe tenderi prej 3 milionë eurove.
E kjo është arsyeja pse Specialja nisi hetimet mbi kontratat për dy urat e reja në Mitrovicë.
Veçse Vetëvendosje menjëherë i ngriti dyshimet ndaj prokurorisë.
Partia e Albin Kurtit, vendosjen e llupës së organeve të drejtësisë për çështjen e projekteve të cilat lidhin Mitrovicën e Jugut me atë të Veriut e sheh si qëllimkeqe, e me tendencë.
Madje për këtë ka një emër të vetëm që e shpallë fajtorë, e për përmendjen e tij premtojnë edhe bakshish.
Duarthatë gazetarët nuk i lëshon as bashkëpartiaku i Salih Zybës sw VV-sw, që vendosi njërën ta zëvendësoj me Shakirën kur të ju prehet shiriti urave.
Mbase kjo çështje nuk do jetë temë diskutimi, por në tavolinë, kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, e pret lideri i Nismës, Fatmir Limaj, me të cilin në fillet e bllokadës u panë jo rrallë.
Por, kjo nuk është ftesa e vetme që pret përgjigje nga Kurti, për t’ia bërë çaren ngërçit.
Edhe kur shoqëria civile do largohen nga protesta, këta u kujdesën që thirrjet të mbesin në tokë e të shihen sapo deputetët të dalin nga kuvendi, të cilin dështuan ta konstituojnë 45 herë.
The post Tenderi i urave: Shakira s’këndon te Ibri, ftohet gazetarja appeared first on Klan Kosova.