Ten Hag shihet në tribuna gjatë ndeshjes Roma-Juventus – Indeksonline.net

Ten Hag shihet në tribuna gjatë ndeshjes Roma-Juventus – Indeksonline.net

Erik ten Hag është i papunë që kur u shkarkua nga Manchester United në tetorin e vitit të kaluar.

Mirëpo holandezi, është parë së fundi në tribuna gjatë ndeshjes derbi midis Romës dhe Juventusit në Serie A.

Ai ishte i lidhur me një rikthim në ish-klubin e tij Ajax, ndërsa Borussia Dortmund gjithashtu raportohet se ishte admirues mes një ecurie të tmerrshme të formës.

Por duket se gjigantët italianë Juventus dhe Roma mund të jenë opsione për shërbimet e tij pasi Ten Hag u pa në Torino. 55-vjeçari u pa teksa mbërrinte në Stadio Olimpico përpara ndeshjes së Romës në Serie A me Juventusin.

Ndeshja midis Romës dhe Juventusit, u mbyll me rezultat 1-1./IndeksOnline/