E martë, 22 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeTemperaturat prekin të kuqen, Drejtoria për Emergjenca e Prishtinës apel për qytetarët

Temperaturat prekin të kuqen, Drejtoria për Emergjenca e Prishtinës apel për qytetarët

Mbi vendin tonë, kjo javë pritet të përshkohet me temperatura shumë të larta.

Gjatë ditës së sotme, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, maksimalet e ditës do të mbërrijnë deri në 38°C.

E komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka bërë një apel për qytetarët që të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve, raporton Klankosova.tv.

“Temperatura e lartë për Kosovën – e kuqe. Temperatura maksimale ≥ 38°C – Kushtet e motit jashtëzakonisht të rrezikshme, veçanërisht nëse zgjat disa ditë rresht”.

“Jetët e rrezikuara të njerëzve (veçanërisht për të sëmurët kronikë, personat nën terapi dhe kontroll mjekësor) dhe kafshëve. Probleme në furnizimin me ujë, energji elektrike, vështirësi në trafik. Kushtet e motit jashtëzakonisht të favorshme për zjarre në pyje dhe të tjera”, tha Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

The post Temperaturat prekin të kuqen, Drejtoria për Emergjenca e Prishtinës apel për qytetarët appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT