E enjte, 3 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/temperaturat-e-larta-msh-ja-rekomandon-masa-mbrojtese-per-punetoret/Temperaturat e larta, MSH-ja rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët - Klan Kosova

https://klankosova.tv/temperaturat-e-larta-msh-ja-rekomandon-masa-mbrojtese-per-punetoret/Temperaturat e larta, MSH-ja rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët – Klan Kosova

Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka rekomanduar që institucionet publike dhe ato private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 03 deri më 10 korrik.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”.

MSH-ja ka ftuar të të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme, transmeton Klankosova.tv.

The post Temperaturat e larta, MSH-ja rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT