Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dhënë disa informata ndaj ekspozimeve në temperaturat e larta në mjedise të jashtme dhe të brendshme të punës,
Në njoftim thuhet se temperaturat e larta që mbretërojnë gjatë periudhës së verës ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut e sidomos te grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik, të moshuarit dhe punëtorët.
Këtij rreziku sipas IKShKP-së i nënshtrohen edhe personat që punojnë në mjedise të hapura si bujqësi, pylltari, ndërtimtari, pastrim dhe mirëmbajtje të parqeve, mirëmbajtje dhe rregullim të rrugëve, punonjësit e shërbimeve emergjente si dhe profesioneve tjera që ndikohen nga rritja e temperaturave të ambientit të jashtëm.
“Punëtorët në ambiente të brendshme gjithashtu mund të jenë në rrezik, sidomos nëse punojnë në industri të ngarkuara me nxehtësi ose kryejnë punë fizike, ata që punojnë në makineri që operohen nga kabina pa ftohje (p.sh. vinça), ata që kryejnë punë fizike të rëndë ose ata që duhet të përdorin pajisje mbrojtëse personale në kushte të nxehta”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv
The post Temperaturat e larta, IKShPK tregon masat mbrojtëse ndaj ekspozimit në vendet e punës appeared first on Klan Kosova.