Policia në Gjermani u thirr në një pallat apartamentesh, pas një raportimi se dikush po i binte vazhdimisht ziles së derës natën vonë dhe zbuluan se fajtori ishte një kërmill.
Banorët e ndërtesës në Schwabach, Bavari, thirrën policinë kur zilet e tyre u aktivizuan vazhdimisht natën vonë, duke dyshuar se të rinjtë vendas qëndronin pas shakasë.
Banorët thanë se ishin veçanërisht të shqetësuar sepse kushdo që po i binte zileve, nuk po aktivizonte kamerat e sensorëve të lëvizjes jashtë derës së përparme, transmeton Telegrafi.
Policia mbërriti dhe zbuloi se shakaxhiu i dyshuar ishte në fakt një kërmill që zvarritej nëpër një panel, duke aktivizuar disa zile dere gjatë këtij procesi.
“Kishte një kërmill pikërisht në pllakën tonë të emrit. Madje mund të shihje gjurmën e tij të llumit ndërsa zvarritej nëpër sensorë”, tha një banor i quajtur Dominik. /Telegrafi/