Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë një aksioni kontrolli dhe bastisjeje të zhvilluar sot rreth orës 08:50, janë sekuestruar pajisje të ndaluara dhe substanca të dyshuara narkotike.
Sipas njoftimit në Facebook, Zyrtarët e sigurisë, duke vepruar mbi informacione të besueshme, kanë gjetur afër murit të jashtëm të institucionit dy paketime të mbështjella me qese najloni.
Brenda tyre ishin katër telefona mobil, katër adapterë, dy palë kufje, si dhe dy pako me substancë të dyshuar narkotike me peshë rreth 10 gramë, transmeton Klankosova.tv.
“Materialet e konfiskuara janë siguruar sipas procedurave ligjore, ndërsa është njoftuar edhe Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të punojë në mënyrë të vazhdueshme për parandalimin e kontrabandës dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë brenda institucioneve korrektuese’, shkruhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
The post Telefonë, adapterë dhe drogë kapen brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë appeared first on Klan Kosova.