Mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Komogllav, si pasojë e motit të ftohtë dhe erërave të forta, disa tela të një shtylle elektrike janë këputur dhe kanë rënë mbi rrugë.
Për pasojë, i gjithë fshati ka mbetur rreth 15 orë pa energji elektrike, ka raportuar një lexues për Klankosova.tv.
Telat e rënë kanë shkaktuar edhe bllokimin e dy rrugëve, duke krijuar vështirësi në qarkullim.
Ndërsa po ashtu lexuesi theksoi se KEDS ka rrethuar me shiritë pjesën e caktuar.
The post Telat e rrymës bien në tokë, lënë Komogllavën e Ferizajt 15 orë në terr (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.