Disa po hyjnë me barna në dorë, e të tjerët po dalin më letra.
Shumica nga këta qytetarë që vijnë për terapi në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Kryesore Spitalore të vendit të njëjtën nuk po arrijnë që ta marrin, ani se disa nga to janë në listën e atyre esenciale.
Bile një pacient në kushte anonimineti që iu drejtua Klan Kosovës po pretendon se në këtë institucion, as kimioterapia nuk po kryhet tash e disa javë.
Drejtuesit e institucionit nuk kane pranuar të flasin për këtë çështje më arsyetimin se për çdo gjë duhet ti drejtohemi veç QKUK-së. Ndërkohë, zyrtarët e kësaj të fundit, nuk i kanë kthyer përgjigje Klanit gjatë javës.
Veçse zbrazëtinë e dollapëve të Onkologjisë po e konfirojnë vetë ata që janë të shtrirë në këtë klinikë.
Ciklin e kurimit dikush e filloi duke shpenzuar nga kuleta personale.
Për shkak të kësaj gjendjeje, një tjetër pacient nuk arriti ta kompletojë trajtimin.
Në një zotim publik të bërë në nëntor të vitit të kaluar, kryeministri në detyrë Albin Kurti kishte premtuar se sivjet niveli i furnizimit me barna esenciale në Klinikën e Onkologjisë do të jetë 100%.
The post Telashet në shëndetësi: Onkologjisë i mungojnë barnat, hesht QKUK (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.