E martë, 24 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/telashet-me-tenderin-qkuk-ja-nga-neser-pa-roje-video/Telashet me tenderin: QKUK-ja nga nesër, pa roje? (VIDEO) - Klan Kosova

https://klankosova.tv/telashet-me-tenderin-qkuk-ja-nga-neser-pa-roje-video/Telashet me tenderin: QKUK-ja nga nesër, pa roje? (VIDEO) – Klan Kosova

Punëtorët e sigurimit të QKUK-së tash e tri ditë nuk janë të uniformuar dhe kanë mbetur pa kontratë pune e pa operatorë ekonomik.

E gjithë kjo po ndodhë pasi që OShP në fundin e majit ka marrë vendim që QKUK ta shkëput kontratën me kompaninë e cila e kishte fituar këtë tender përmes procedurës së negociuar në mars të këtij viti.

Ky proces ka rrjedhur si shkak i ankesave të operatorëve tjerë ekonomik në OShP dhe rasti tani ka kaluar në gjykatën komerciale pas ankimimit të ish-kompanisë fituese të sigurimit.

Për këtë rast nuk ka ende vendim nga gjykata tash e tri javë, anise sipas QKUK-së do të duhej të trajtohej me prioritet dhe brenda pak ditësh.

Megjithëkëtë, sindikata e sektorit privat tashmë ka një plan për 280 punëtorët e sigurimit fizik.

Vlera e kontratës së negociuar e nënshkruar me kompaninë e sigurimit  “Skyfterat”, ka qenë afro 750 mijë euro, teksa vlera e parashikuar ishte 1 milion e 50 mijë euro.

The post Telashet me tenderin: QKUK-ja nga nesër, pa roje? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT