Telashe të tjera për sportistët kosovarë në Spanjë, iu kërkohet të luajnë pa simbole

Telashe të tjera për sportistët kosovarë në Spanjë, iu kërkohet të luajnë pa simbole

Spanja vazhdon të ketë qëndrim diskriminues ndaj sportistëve kosovarë dhe një gjë e tillë po ndodh edhe tani.

Këtë fundjavë në Guadalajara të Spanjës mbahet Kampionati Mesdhetar i karatesë.


Sipas asaj që raporton KOHA, organizatori po insiston që karateistët kosovarë të paraqiten pa simbole shtetërore.

Kjo nuk po pranohet nga drejtuesit e delegacionit kosovar.

Goditja më e madhe vlerësohet për karateistët kosovarë, që janë dhjetëra.

Shumica prej tyre kanë udhëtuar me autobusë për në Spanjë, mbi 40 orë. Dhe tani rrezikojnë të kthehen pa garuar fare.