Përderisa klubet e Kosovës vazhdojnë të emërojnë në krye të skuadrave trajnerë nga Shqipëria, në shtetin amë gjahu është orientuar në Serbi.
Elbasani e ka zyrtarizuar këtë të premte trajnerin e ri nga Serbia, Ivan Gvozdenoviq, i cili po ashtu e mbajti sot seancën e parë stërvitore me klubin.
Pesë ditë më parë, serbi u largua nga Skënderbeu pas rezultateve jo të mira, teksa ka kontratë deri në fund të sezonit 2024-2025, njofton Klankosova.tv.
Trajneri serb udhëheqë me klubet shqiptare që nga viti 2010, ku më herët ka qenë në krye të skuadrave si Tirana, Skënderbeu, Kukësi e tash Elbasani.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>