Një shofer autobusi në Pejë është gjobitur nga Policia e Kosovës pasi ka kryer tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar pasagjerët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.
Sipas njoftimit të policisë, ndaj pronarit të kompanisë së autobusit është iniciuar procedura kundërvajtëse me postë, pasi ai nuk është paraqitur në njësinë e komunikacionit.
“Njësia e trafikut rajonal në Pejë vazhdon të marrë masa parandaluese ndaj kundërvajtësve që bien ndesh me Ligjin për rregullat e trafikut rrugor. Dy nga kundërvajtësit që janë hasur për mosrespektim të rregullave në komunikacion, ndaj tyre janë ndërmarrë veprime ligjore. Vozitësi i autobusit është gjobitur për tejkalim në vijë të plotë dhe me këtë rast ka rrezikuar pasagjerët dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Për këtë, pronarit të kësaj kompanie transporti i është proceduar kundërvajtja me postë, pasi që nuk është lajmëruar në njësinë e komunikacionit,” thuhet në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!