Një burim iranian i tha CNN-it se Teherani po ecën përpara me monetizimin e kontrollit mbi Ngushticën e Hormuzit, ku Teherani kontrollon se kush kalon dhe në çfarë kushtesh.
“Ne do të vazhdojmë ta shtypim Izraelin dhe të vendosim një regjim të ri ligjor në Ngushticën e Hormuzit”, tha burimi, në një referencë të dukshme ndaj disa raportimeve që përshkruajnë pagesa në vlerën rreth 2 milionë dollarë për çdo cisternë që kalon.
Burimi shtoi se Trump duhet “t’i pranojë kushtet e Iranit” për përfundimin e luftës, duke thënë se ai rrezikon vetëvrasje politike.
“Duket se Trump, përballë presionit nga brenda Amerikës dhe rritjes së çmimeve globale të naftës, duhet të dalë nga kurthi që Netanyahu i ka ngritur sa më shpejt dhe t’i pranojë kushtet e Iranit. Nëse nuk i jep Iranit lëshimet e nevojshme, ai mund të hyjë në një rrugë pa fund që rrezikon të vërë në lojë të gjithë karrierën e tij politike”, tha burimi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


