E enjte, 24 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeTë shtunën Prishtina teston sirenat e alarmit

Të shtunën Prishtina teston sirenat e alarmit

Qytetarët e Prishtinës mund të dëgjojnë zërin e alarmit publik këtë të shtunë, por nuk ka vend për panik. Komuna e kryeqytetit ka bërë të ditur se më 26 prill 2025, në orën 12:05, do të zhvillohet një testim i rregullt i Sistemit të Alarmit Publik, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij testimi do të dëgjohen dy sinjale me zë të njëtrajtshëm, secili me kohëzgjatje prej 30 sekondash. Qëllimi i këtij veprimi është të sigurohet se sistemi është funksional dhe i gatshëm për reagim në rast të ndonjë situate emergjente.

Komuna thekson se bëhet fjalë për një ushtrim të planifikuar dhe rutinë, që synon përmirësimin e përgjigjes ndaj rreziqeve të mundshme dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtunën Prishtina teston sirenat e alarmit appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT