Të shtunën do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Zyra për Media e Kuvendit ka bërë të ditur se pas 48 orësh nga e enjtja, seanca do të nisë nga ora 11:00.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ndërpreu seancën të enjten, pasi kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, nuk mori votat e nevojshme.
Basha tha se është më e arsyeshme të mbyllet seanca tani, duke argumentuar se kandidati ka mundësi të marrë votat herën tjetër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!