Të shtënat në Prishtinë: Tentim arrestimi përfundon me arratisje dhe aksident me të lënduar

news image

Sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, Njësia për Realizimin e Urdhëresave ka tentuar të ndalojë një person të kërkuar, L.K., i cili ndodhej brenda një veture në momentin e ndërhyrjes.

Ratin e ka konfirmuar për Gazeta Sinjali, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis PllanaSipas Policisë, i cili tha se i dyshuari ka refuzuar t’i bindet urdhrave policorë dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes, duke vënë në rrezik zyrtarët policorë.

Gjatë përpjekjes për ndalim, njëri nga zyrtarët ka përdorur edhe armën zyrtare.

Arratisja e të dyshuarit ka përfunduar me një aksident trafiku, ku janë raportuar persona të lënduar si dhe dëme materiale.

“Sot, rreth orës 12:00, në rrugën “Fahri Fazliu”, zyrtarët e Njësisë për Realizimin e Urdhëresave kanë tentuar të ndalojnë personin e kërkuar L.K. (1996) derisa ishte në një veturë në rrugën e sipërshënuar. I dyshuari ka refuzuar urdhrat policorë dhe ka arritë të largohet duke rrezikuar zyrtarët, njëri nga të cilët në përpjekje për ta ndaluar të dyshuarin ka përdorë edhe armën zyrtare. Personi i dyshuar ka arritë të largohet duke shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale”, tha Pllana për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/